Ylli Manjani sulmon Yuri Kim: Bën muhabete kot, s’kanë vlerë llafet në ajër
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani sulmoi ambasadoren Yuri Kim në “Now me Erla Mëhillin” duke thënë se ajo “bën muhabete kot” dhe fjalët në ajër nuk kanë asnjë vlerë.
Sipas tij, nëse në SPAK, ka prokurorë që pranojnë urdhrat e politikës, atëherë problemi është shumë më madhor sesa thjesht me drejtuesin e institucionit.
“Joe Biden ka lënë gjithë konfliktet e botës dhe është duke u marrë me drejtuesin e SPAK-ut të Shqipërisë. Kjo është të qeshësh e të shqepesh brinjësh me thënë të vërtetën. Hajde tani se foli Yuri Kim dhe bëjmë emision,” – u shpreh Manjani.
Ish-ministri deklaroi se nëse ambasadorja di ndonjë prokuror që merr urdhra nga politika duhet ta thotë, ama me fjalë në ajër është e kotë.
Manjani sqaroi se çdo prokuror i SPAK-ut i ka cilësitë për të qenë edhe drejtues.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta