Raportuesi për Serbinë në PE: Topi është në duart e Prishtinës për targat

24 Nëntor 2022 | 07:27

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik deklaroi se pas marrëveshjes për targat, tanimë është radha e Prishtinës që të bëjë lëvizjen e saj.

Ai u shpreh se Bashkimi Evropian, pret që Prishtina të marrë masa, shkruan Euronews Serbia.

“Në këtë moment kur bëhet fjalë për targat, është e qartë se topi është në duart e Prishtinës dhe presim që Prishtina të marrë masa. Në të njëjtën kohë, ka ende kaq shumë pyetje të hapura që mund të zgjidhen vetëm nëse ekziston një vullnet i mirë për të lënë pas të kaluarën dhe për të parë nga e ardhmja”, theksoi ai.

Ajo e ardhme, siç vëren Bilczyk, duhet të jetë evropiane dhe e bazuar në pajtimin dhe mirëkuptimin se njerëzit në rajon duhet të gjejnë një mënyrë për të jetuar në paqe.

“Kjo është një çështje e rëndësishme dhe thelbësore për Beogradin dhe mendoj se është diçka që të gjithë e kuptojnë, sepse nëse bëhet përparim në këtë çështje, do të ketë përparim edhe në çështje të tjera”, tha Bilçik.

Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026