Putin nuk mund ta fitojë luftën në fushëbetejë, thotë Scholz

24 Nëntor 2022 | 07:39

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk mund të fitojë më në fushën e betejës, kjo duket e qartë.”

Kështu u shpreh të mërkurën kancelari gjerman Olaf Scholz në lidhje me luftën në Ukrainë, shkruan DW.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun qiprioy, Nikos Anastasiadis në Berlin, Scholz bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të “terrorit të bombardimeve të Rusisë kundër popullsisë civile”.

“Nuk është vetëm e padurueshme, por një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar që Rusia ka hedhur raketa duke dëmtuar infrastrukturën civile në Ukrainë për javë të tëra,” tha Scholz.

Kancelari theksoi gjithashtu, se veprimet e Rusisë treguan edhe një herë sa i pamëshirshëm është Putin.

Më herët gjatë ditës së mërkurë, Ukraina ka raportuar për ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, për shkak të sulmeve ajrore ruse në infrastrukturën e energjisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026