‘Kemi anuluar grantin prej 28 mln eurosh’, BE reagon për Portin e Durrësit

24 Nëntor 2022 | 07:33

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me projektin për Portin e ri turistik të Durrësit.

Përmes një reagimi, pyetur nga Euronews Albania, BE-ja ka deklaruar se si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, ka anuluar grantin prej 28 milionë eurosh që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë duke u zhvilluar konsultime me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve.

BE-ja thotë se do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në, sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të WBIF për investimin për projektin e mëparshëm të portit.
Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve.

Sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026