Berisha për kandidatët e Alibeajt për 14 majin: Janë në emër të Ramës

24 Nëntor 2022 | 11:58

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me kandidaturat e mundshme që deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj mund të prezantojë javën e ardhshme për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit 2023.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se çdo kandidat i Alibeajt është në emër të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, Rama kërkon të zhdukë Partinë Demokratike dhe opozitën.

“Çdo kandidat që del gjoja, është në emër të Edi Ramës. Kjo është shumë e qartë. Ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun një të Partisë Demokratike, si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe Partinë Demokratike, por si njeriu që do të marrë veprimet më ndëshkuese për këto veprime. Partia Demokratike është në të drejtën morale dhe kushtetuese të këtij vendi për të qenë opozitë e pavarur’, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026