Drama e refugjatëve, kalvari nga Afganistani drejt BE-së për një jetë më të mirë
Vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një vend tranzit sa i takon kalimit të emigrantëve të paligjshëm ku çdo ditë ndalohen dhjetëra refugjatë. Në Pogradec u ndalua ky grup prej 6 afganësh të cilët hynë në Shqipëri ilegalisht nga kufiri i gjelbër e tashmë duhet të kthehen pas.
Një emigrante e re tregon kalvarin e udhëtimit dhe dramën që përjetojnë me shpresën për një jetë më të mirë në një nga vendet e BE-së.
“Vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne vijmë për një jetë më të mire. Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terroristë. Mami im është në Tiranë, unë jam me babin”, tha ajo.
Personat që i kishin premtuar kalimin përmes Shqipërisë u arrestuan nga policia e tashmë ëndrra e tyre u pre në mes.
“Kemi 8 ditë që udhëtojmë, do shkonim në Tiranë, në Shkodër dhe më pas në një vend tjetër”, shtuan ata.
Mbi një mijë refugjatë janë ndaluar nga policia dhe forcat e Frontex gjatë këtij viti ndërsa mbi 50 persona janë arrestuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.