Kremlini: Ukraina mund t’i japë fund vuajtjeve të popullit duke përmbushur kërkesat
Kremlini mohoi të enjten se sulmet ruse në rrjetin elektrik të Ukrainës kishin për qëllim civilët, por tha se Kievi mund t’i japë fund vuajteve të popullit duke përmbushur kërkesat e Rusisë për të zgjidhur konfliktin.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u pyet nga gazetarët sesi mund të pajtohen vuajtjet e popullsisë ukrainase me qëndrimet e Presidentit Vladimir Putin, i cili ka thënë se Rusia nuk dëshiron të shkatërrojë Ukrainën apo popullin e saj, shkruan Reuters.
“Udhëheqja e Ukrainës ka çdo mundësi për ta rikthyer situatën në normalitet, ka çdo mundësi për të zgjidhur situatën në mënyrë të tillë që të përmbushë kërkesat e palës ruse dhe, në përputhje me rrethanat, t’i japë fund të gjitha vuajtjeve të popullsisë”, theksoi ai.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mërkurën e quajti Rusinë “shtet terrorist”, pasi një foshnje u vra në një repart të maternitetit pas një sulmi me raketa, në një spital në pjesën jugore të Zaporizhjas.
“Edhe një herë, armiku vendosi të tentojë ta arrijë përmes terrorit dhe vrasjeve atë që nuk ka qenë në gjendje ta arrijë që nëntë muaj dhe që nuk do të mund ta arrijë”, tha Zelensky në Facebook, pas sulmit që ndodhi në spitalin e Vilnyansk.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh