EMRAT| Armë e municione të fshehura në makinë, arrestohen 4 persona në Tiranë

24 Nëntor 2022 | 14:29

4 persona janë vënë në pranga për posedim të armë dhe municioneve gjatë një operacioni të përbashkët të komisariatit nr.4 në Tiranë dhe Forcave Shqiponja.

Policia tha se u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç, drejtonte automjetin ku u gjetën armët. Automjeti ishte në pronësi të shtetasit Klajdi Vrioni (Kodra).

Këta persona janë arrestuar në hyrje të fshatit Tujan, në Rrugën e Arbrit, pasi brenda automjetit tip “Range Rover” me të cilin qarkullonin u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, me krehra me municion luftarak, të fshehura poshtë kofanos së automjetit.

“Në vijim të operacionit ‘Katrori’, u ushtrua kontroll edhe në banesat e këtyre shtetasve dhe si rezultat, në banesën e shtetasit të arrestuar R. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikovë dhe një sasi municioni luftarak. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 4 armë zjarri, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 5 aparate celulare dhe automjeti me të cilin lëviznin 4 të arrestuarit”, sqaroi policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026