“Darka ku u shit Porti i Durrësit”, Saliajni: Ramën e mbyti helmi vet
Deputeti Ervin Salianji e cilëson projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit si një aferë korruptive.
Në fjalën e tij nga Kuvendi ai hodhi akuza kundër qeverisë se e ka shitur Portin e Durrësit gjatë darkës te Nusreti, në Dubai.
Sipas Salianjit Rama u djersit teksa po fliste për Portin e Durrësit, duke thënë se e mbyti helm i vet.
‘U bë ujë nga helmi e mbyti helmi vet. I erdhi dita ishte me hare me gëzim me këndime me recitime. E kishte zellin si një gomaricë që po shikonte para një gjë të madh. I eksituar për shkak të asaj që shihte zgurdullonin sytë dhe në asnjë moment nuk u mor më argumentin. Po i ofron portin kompanive ofshore. Zanafilla ishte darka te Nusreti, e nisur shumë kohë më parë. aty është shitur Porti i Durrësit.
Nëse është një investitor serioz. Pse nuk bëhet ky investim në çdo pjesë tjetër të territorit. Një nga financimet do të jetë nga të ardhurat e grumbulluar nga shitja e apartamenteve, kjo është kompania serioze që ju na e shisni si seriozë. E kanë marrë nga shteti dhe po u japin bizneseve të tjerë ndërtuese në Shqipëri. Ka kaluar kontrata mes oligarkëve shqiptare që fshihen pas Alabbarit dhe Ramës. Ju po falni 1 mln euro pronë. Po i humbni Shqipërisë 28 mln euro sot. E patë sesi BE tha se po tërhiqet për të investuar tek kalatat.’- u shpreh Saliajni.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës