“Më duan demokratët”, Kapllanaj shpjegon vendimin për të kandiduar në zgjedhje
Agron Kapllanaj i cili është kandidati i parë i dalë nga grupi i Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet e 14 majit, në një intervistë për Euronews Albania, tha se ky vendim ishte detyrim ndaj qytetarëve të Mallakastrës.
Ai shtoi se nëse do të ishin të bashkuar demokratët dhe do kishin vendosur që të mos kandidonte për Bashkinë e Mallakastrës, do të pranonte.
“Berisha ka shpallur primaret dhe shumë mirë ka bërë që i ka shpallur. Ai ka betejën e vet dhe sigurisht që do i shkojë deri në fund dhe uroj që të mos i shkojë, por megjithatë është e drejtë e tij.
Nëse do ishim të bashkuar dhe demokratët do të vendosnin me votim apo me një sondazh të mos isha unë kandidat Bashkie në Bashkinë Mallakastër absolutisht unë do të pranoja dhe do isha në mbështetje të kandidatit të PD, kushdo që do ishte ai. Janë qytetarët e Mallakastrës që më kanë kërkuar të garoj. Nuk është ambicie personale, është detyrim që kam ndaj qytetarëve. Më 14 maj kandidatura ime do të jetë fituese”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut