“Rritja ekonomike 3 % për vitet 2022 dhe 2023”, BERZH: Duhet reformë fiskale
Shqipëria duhet të përmirësojë performancën e administratës tatimore përmes zbatimit të reformave në drejtim të zgjerimit të bazës së taksave, përmirësimit të sistemit dhe reduktimit të parasë kesh në ekonomi.
Ky është rekomandimi kryesor i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e tranzicionit 2022-2023.
BERZH thotë se reformat në tatime janë të domosdoshme për të shmangur rrezikun fiskal, që kërcënohet nga çmimet e larta. Shqetësimi pasqyrohet pas publikimit të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku administrata tatimore nuk ka mbledhur dot 400 milionë euro në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Rekomandimi tjetër i BERZH është përmirësimi i klimës së biznesit, rritjen e mbështetjes për bizneset e vogla dhe të mesme dhe garantimi i sigurisë së shërbimeve online qeveritare.
BERZH parashikon që rritja ekonomike të jetë 3 për qind, si për këtë vit, ashtu edhe për vitin e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme