“Mësuesit po përdoren si skllevër”, PD: Qeveria duhet të financojë shkollat dhe të shtojë stafin

20 Shtator 2020 | 10:23

Nisja e vitit të ri shkollor ka qenë sërish në fokusin e Partisë Demokratike. Ndriçim Mehmeti, përmes një deklarate, është shprehur se mësuesit po trajtohen si skllevër, duke punuar 12 orë në ditë, kjo për shkak të turneve në shkolla.

“Në fund të javës së parë, mësuesit, janë të lodhur, të keqtrajtuar, të mbistresuar nga puna me orë të zgjatura, pa ushqim, pa dalë nga shkolla. Brenda një ditë, atyre u  duhet të ndërrojnë edhe deri në tre maska, duke shtuar shpenzimet e tyre dhe rënduar ekonominë familjare.

Në janar, Ministria e Arsimit nxori një rregullore ku thuhej se ‘mësuesi nuk mund të qëndrojë fizikisht më shumë se 30 orë në javë në shkollë’. Realiteti tani është se ata detyrohen të qëndrojnë edhe mbi 40 orë”, tha z. Mehmeti.

Sipas Partisë Demokratike, qeveria duhet të shtojë fondet për shkollat dhe të rrisë numrin e mësuesve, si dhe t’i paguajë ata për orët shtesë.

“Qeveria duhet të miratojë pa vonesë një buxhet shtesë, për vijimin normal të mësimit, i cili do të mbulojë këto nevoja bazike: Shpërblimin e mësuesve për orët e zgjatura; Marrjen në punë të mësuesve të rinj për të mbuluar ngarkesën e turneve; Testimin serologjik dhe me tampon të mësuesve dhe stafit ndihmës; Sigurimin e termometrave, dezinfektantëve dhe kushteve minimale higjieno-sanitare në shkolla; Brenda tetorit, të bëhet certifikimi i shkollave, nëse përmbushin kushtet anti-COVID”, u shpreh ai.

Sipas Partisë Demokratike, e gjithë kjo situatë, është në dëm të të gjithëve, pasi nxënësit nuk do të kenë rezultatin e pritur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026