Kultivim droge në Fier, AMP ekzekuton urdhrin e Prokurorisë për 2 policë e 4 persona

25 Nëntor 2022 | 09:32

Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, për dy punonjës të policisë dhe katër persona të tjerë, në lidhje me kultivim të lëndëve narkotike.

Përmes një njoftimi, AMP bën të ditur se ekzekutimi i masave të sigurisë, u krye pasi më 20 qershor të këtij viti, janë gjetur dhe konstatuar të kultivuara një sasi bimësh narkotike në fshatin Mujalli.

Policët e arrestuar janë shtetasit, S. GJ., me funksion Specialist për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier dhe  R. N., me funksion Ndihmës Specialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Fier, pasi kanë shpërdoruar detyrën.

Ndërkohë, katër personat e tjerë të cilët kanë rënë në pranga janë shtetasit S. G., V.G, R.B, E.Q. Ky i fundit është shpallur në kërkim pasu nuk u gjet në banesë.

Të katër shtetasit, akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026