2.8 mln € i merr ‘stuhia’, shkatërrohet shëtitorja ‘taulantia’ në durrës
Kjo është panorama që ka lënë pas stuhia në Durrës. Reshjet e shiut shoqëruar me erë të fortë kanë shkaktuar jo pak probleme, të cilat përsëriten sa herë në qytet regjistrohet mot i keq.
Më e prekura është shëtitorja “Taulantia”. Ajo “u zgjua” 2 ditët e fundit me grumbuj leshterikësh, pllaka e dërrasa të shkulura dhe pellgje uji e balte.
Një problem i vjetër, në një projekt të ri, që kushtoi 2.8 milionë euro.
“Shuma është vërtetë qesharake, në krahasim me investimin që është bërë dhe me atë që kërkohet. Mbase pllakat e kohës së fundit nuk do të ishin të nevojshme, më tepër sesa përkujdesja e duhur profesionale. Ajo çfarë mungon është pikërisht dija teknike”, u shpreh urbanisti Artan Kaçani.
Për urbanistin Artan Kacani, ky projekt mund të ishte bërë më mirë, madje dhe me më pak para.
“Po flasim për disnivele, për zona të lugëta dhe një ballinë që nuk zbutet me dallgët, por i bën rezistencë. Kjo jep këtë rezultat të akumulimit të poseidonias. Ajo që duhej të ishte bërë, janë vaska të ndryshme të vogla, që mund të shoqëronin kthimin pas të leshterikut dhe sasisë së ujit. Ky lloj dizajni mungon”, tha ai më tej.
Kjo shëtitore është një hapësirë publike që pak kohë më parë iu nënshtrua rikonstruksionit.
Ajo, bashkë me “Velierën” janë dy prej investimeve më të shtrenjta në Durrës, me vlerë rreth 9 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut