Raporti i EMCDAA: Durrësi portë kryesore e trafikut të kokainës

25 Nëntor 2022 | 13:24

Shqipëria e ka humbur rolin si furnizuese kryesore me hashash e tregut të paligjshëm në Bashkimin Europian, por grupet kriminale shqiptare po shndërrohen në protagoniste të furnizimit të këtij tregu me kokainë.

Qendra Europiane e Monitorimit të Drogërave ka publikuar raportin rajonal për vitin 2022. Qendra thotë se pas 2018-s, Porti i Durrësit dhe ai i Barit në Mal të Zi po kthehen në dy hyrje kryesore të kokainës amerikano-jugore në Europë.

Raporti citon aksionet e ndërmarra në tre vitet e fundit të autoriteteve vendase në bashkëpunim me agjencitë europiane të zbatimit të ligjit. Aty citohet kapja e 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit në 2018-n dhe të 262 kilogramëve në dy aksione të policisë një vit më parë.

Të gjithë treguesit, thotë Qendra, të çojnë në përfundimin se grupet shqiptare kanë vendosur kontakte të drejtpërdrejta në Amerikën Latine dhe po kthehen në protagonistë të trafikut të kokainës.

Sipas raportit grupet shqiptare po bashkëpunojnë me Ndraghetan italiane përmes ndarjes së territoreve, por edhe aktiviteteve.

Sa i takon kultivimit të hashashit, raporti thekson se prej 2018-s, Shqipëria nuk është më burim kryesor i trafikut në Europë, por është rritur numri i shqiptarëve që po e kultivojnë atë në vendet e BE-së, sidomos në Spanjë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026