Përgatitjet për 14 majin, kush janë kandidatët që do nxjerrë në garë PD e Alibeajt

25 Nëntor 2022 | 17:30

Tashmë nuk ka më dilema, në zgjedhjet e 14 majit do të ketë minimalisht nga dy kandidatë të opozitës përballë kandidatëve të mazhorancës socialiste.

Konfirmimi erdhi pak ditë më parë nga Enkelejd Alibeaj, i cili u shpreh se Partia Demokratike që njihet nga gjykata dhe KQZ do të çojë kandidatët e saj në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në të gjitha bashkitë, mbështetësit e Alibeajt dhe Bashës në Partinë Demokratike kanë nisur një proces riorganizimi për të gjetur kandidatët që do të garojnë në zgjedhje.

Deri më tani vetëm një kandidat ka dalë publikisht duke shpallur kandidaturën. Agron Kapllanaj, ish-kryetar i Bashkisë Mallakastër, shkroi në rrjetet sociale se do të garojë në 14 maj për t’ia kthyer këtë bashki demokratëve.

Emrin e Kapllanajt, por edhe të disa kandidatëve të tjerë që përfliten, i komentoi Berisha në konferencën me gazetarët, ku nuk i kurseu akuzat.

“Partia Demokratike del me një kandidat, çdo kandidat tjetër që del, del në emër të Edi Ramës për të dëmtuar PD, të jeni të sigurt që kjo që po them këtu është në masën 80-90 për qind e vërtetë”, tha Berisha.

Emrat e kandidatëve të PD-së së Alibeajt për zgjedhjet vendore të 14 majit pritet të zbulohen të gjithë në ditët e para të dhjetorit, ku me interes do të pritet të shihen se kush do kandidojë për bashkitë e mëdha, si Tirana, Durrësi, Elbasani apo Shkodra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026