Alibeaj për Portin e Durrësit: Vjedhje masive, nuk pati garë

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e cilësoi gjatë fjalës së tij në Kuvend projektin e Portit të Durrësit, një aferë korruptive.

“Vjedhje masive e pasurive tuaja. 54 minuta nga koha juaj për 2.1 miliardë për xhepin e tij. E bëri me një fjalim për të ngritur peshë patriotizmin peshë në zemrat e shqiptarëve. I njëjti fjalim si për inceneratorët. Sot pas kaq vitesh të inceneratorëve, ajo që mund të numërohet është sesa ministra deputetë janë prapa hekurave. Ajo që ndodh sot nuk është gjë tjetër veçse një skenë e parë që do t’i paraprijë numrit të ministrave e deputetë për të shkuar para hekurave. I vetmi që ruhet është ai që mblodhi plaçkën edhe iku. Asnjë firmë nuk ka hedhur. Të kuptojmë qartë se ç’po ndodh. Pse nuk ka garë. Pse nuk ka garë? Ky Alabaari i famshëm i cili paska marrë gamilet e veta nga Lindja e Mesme plot me verdhushka pse nuk ka garë. Porti i Durrësit është mall i pazotë. Kur nuk ke gjak e djersë për të mirën tënde e shet, e fal, e shpërdoron, është prona e gjithë shqiptarëve”, u shpreh Alibeaj.

Deputeti u shpreh më tej se qeveria i ka votat për kalusr këtë projhekt, por do të mbajnë përgjegjësi penale.

- Advertisement -

“I keni votat do ta votoni. Si ka mundësi që ky investitori që mund të jetë një emër i nderuar, se nuk e di, si ka mundësi i vetmi investitor strategjik nga 34 që keni dhënë deri tani, nuk ia keni mbuluar me ligj klientelizmin dhe tutelën që po i bëni që po jepni pasuritë e shqiptarëve. Këtij i dhënkemi dhe një mbulesë ligjore. Arsyeja e thjeshtë. Të shpërndajë përgjegjësinë penale dhe me ju të tjerët, me të gjithë ata që do ta votojnë këtë ligj. Se ndryshe nuk ka si të shpjegohet. na vjen një investitor me qilim fluturës me 80 mln euro për 818 mijë metra katrorë. E ndërkohë sa fitojmë ne, sa fitojnë shqiptarët, në rastin më të mirë 280 mln euro, është një pasur e vlerësuar sot 780 mln. Pas 20 vitesh jallah po të marrim 280 mln euro. Kjo është të përdorësh portin e Durrësit, Shqipërinë si mall pa zot. Dhe vjen këtu me pathosin e madh patriotik me bejte të dikurshme duke shitur këtu aktin e madh që po bën për të mirën e Shqipërisë, për ta zhvilluar. Siç bëri me inceneratorët, plehrat ishin, plehrat janë. Ca njerëz do duhen t’i nënshtrohen drejtësisë. Thirrja ime është për ju, deputetë të maxhorancës, që thjesht merrni kartonin për të votuar, kujdes, jo vetëm fajësimi publik, turpi moral, por edhe përgjegjësia penale do bjerë mbi ju, nëse nuk votoni në interes të zgjedhësve tuaj dhe pasurisë publike”, u shpreh Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 



LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Bien nga banesa, vdes 85-vjeçarja në Tiranë dhe 68-vjeçarja në Korçë

Dy të moshuara kanë ndërruar jetë, në Tiranë e Korçë brenda pak minutash. Policia bën me dije se në Unazë të Re, dyshohet se është...

Shfaqja e Eno Peçit që bën bashkë teatrin e baletit të Kosovës dhe Shqipërisë

Exil është baleti me koreografi nga Eno Peçi që bën bashkë në Tiranë teatrin e baletit të Kosovës dhe Shqipërisë. Një koreografi që ka...

Vrasje e shpërthime me tritol, detaje për të shumëkërkuarin Bitri që arrestua sot

Eljo (Ervis) Bitri, 35-vjeç lindur dhe banues në Gostimë të Elbasanit është në listën e 14 personave të shpallur në kërkim nga SPAK në...

TË FUNDIT

Bien nga banesa, vdes 85-vjeçarja në Tiranë dhe 68-vjeçarja në Korçë

Dy të moshuara kanë ndërruar jetë, në Tiranë e Korçë brenda pak minutash. Policia bën me dije se në Unazë të Re, dyshohet se është...

Shfaqja e Eno Peçit që bën bashkë teatrin e baletit të Kosovës dhe Shqipërisë

Exil është baleti me koreografi nga Eno Peçi që bën bashkë në Tiranë teatrin e baletit të Kosovës dhe Shqipërisë. Një koreografi që ka...

Vrasje e shpërthime me tritol, detaje për të shumëkërkuarin Bitri që arrestua sot

Eljo (Ervis) Bitri, 35-vjeç lindur dhe banues në Gostimë të Elbasanit është në listën e 14 personave të shpallur në kërkim nga SPAK në...

Çfarë zbuloi hetimi i prokurorisë për sulmin kibernetik? Gazetari jep detajet

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka dhënë detaje në lidhje me hetimin e prokurorisë për sulmin kibernetik ndaj sistemeve digjitale të vendit tonë. Ferhati...

Prençi tregon detaje për protestën, thirrja për Policinë e Shtetit

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se për protestën e 6 dhjetorit do...



Sondazh

Përmbytjet, a mendoni se duhet të shpallet Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore?
×