Dalipi: S’je në këshill, Topollaj: Aty s’më lënë të flas, shyqyr që jam në TV

25 Nëntor 2022 | 21:56

Kreu i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi është përplasur me ish-anëtarin e këtij këshilli, Fabian Topollaj gjatë debatit në emisionin ‘Barometri’, në Euronews Albania.

Topollaj tha se kreu i kreu i bashkisë së Tiranës, për 1 vit e gjysmë nuk ka bërë mbledhje të këshillit bashkiak, gjë që ka sjellë reagimin e Dalipit, i cili i ka tërhequr vëmendjen se nuk është në sallën e këshillit dhe konstatimi i tij nuk ka lidhje me temën.

“Këshilli bashkiak është organ kolegjial, s’mund të marrë vendime pa i diskutuar ato, njësoj si parlamenti të votojë ligje pa u diskutuar më parë nga deputetët. Në Tiranë, në bashkinë më të madhe afërisht 2 vjet nuk janë bërë mbledhje”, tha Topollaj.

“Nuk është e vërtetë. S’je në sallën e këshillit këtu”, u shpreh Dalipi.

“Atje s’më lënë të flas fare mua, shyqyr që nuk jam në sallë, jam në TV”, u përgjigj Topollaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025