‘Vjen nga Partia e Punës’, Dalipi-Topollajt: S’di çfarë flet, s’do jesh në këshill
Ish-anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj thotë se është e nevojshme të hiqet dorë nga sistemi i kryetarokracisë, ku të gjitha pushtetet i ka në dorë kryetari i bashkisë.
Në emisionin Barometri në Euronews Albania, Topollaj u përplas me kreun e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi.
“Ne po fusim në të gjitha sistemet, atë të kyetarokracisë, edhe në pushtetin vendor, këshilli bashkiak nuk ka më asnjë pushtet. Kjo zgjidhet me mekanizma politikë, me votë”, tha Topollaj.
“Këshilli me votë ka ardhur”, u shpreh Dalipi.
“Aldrinit s’i bën përshtypje kjo e monopartiakes se vjen nga Partia e Punës”, u përgjigj Topollaj.
“Të të vijë turp nga kjo që thua, kjo është një injorancë politike, ti s’e ke idenë çfarë flet, fëmija jot në çfarë çerdhe shkon? Pse flet kot, ti nuk do jesh në këshillin e ardhshëm se ti nuk di të artikulosh interesat e qytetarëve, por politikë kot më kot”, ishte reagimi i Dalipit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta