Alabbar jep detaje: Javën e ardhshme publikojmë projektin për apartamentet në Durrës
Kreu i kompanisë “Eagle Hills”, Mohamed Alabbar thotë se javën e ardhshme do të paraqesë të dhënat për apratamentet që do të ndërtojë në Durrës, si pjesë e portit të ri turistik.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review’ në Euronews Albania, Alabbar deklaroi se punimet mund të fillojnë pas disa muajsh.
Sipas tij, njerëzit mund të hyjnë në apartamente brenda dy vitesh.
“Besoj se javës tjetër ne do të paraqesim të gjitha të dhënat për ndërtesat, ose një javë më pas. Unë investoj tek përgatitjet dhe projektimet dhe shpresoj që ato të miratohen. Me këto projekte do të hyjmë në tender. Mendoj se pas disa muajsh do të fillojnë ndërtimet.
Sa i përket fazave të ndryshme, në të ardhmen e afërt ne do t’ju tregojmë fazat e projektit. Besoj se brenda dy vitesh, njerëzit mund të fillojnë të hyjnë në apartamente, besoj se brenda dy vitesh do të mundësohet kjo”, theksoi ai.
Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.
LEXONI GJITHASHTU
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor