Eksperti për Portin e Durrësit: Ka pasur mungesë informacioni dhe transparence

26 Nëntor 2022 | 21:57

Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj deklaroi se për projektin për Portin e ri turistik të Durrësit, ka pasur mungesë informaconi dhe transparence.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Danaj u shpreh se fillimisht, u përfol se kompania që do të kryente investimin, ishte Emaa, por më pas rezultoi një kompani tjetër.

“Përsa i përket informacionit, që nga momenti që është folur për Portin e Durrësit, ka pasur paqartësi dhe nuk ka pasur transparencë. Që nga momenti i parë, u tha që do të vinte kompania Emaar.

U fol për Emaar, tani po flitet për një kompani tjetër, ndërkohë ka edhe dy kompani të regjistruara në Shqipëri. Nuk thashë që ka të paligjshme, thashë që ka mungesë transparence. Kontrata u vu në dispozicion vetëm dy ditë para se të diskutohej në parlament”, theksoi ai.

Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar

Dom Mark Pashkja i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me terapinë hormonale për personat transgjinorë. Dom Pashkja ka...
21:48 | 31/05/2026

Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!

Pastori Akil Pano i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëëzimin nga Ministria e...
21:06 | 31/05/2026

“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy

Aktivisti, Gentian Serjani i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëzimin nga Ministria e...
20:48 | 31/05/2026