PS-ja rrëzon dekretin e Metës, vija bregdetare përcaktohet si pronë shtetërore

21 Shtator 2020 | 14:11

Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e presidentit i cili ktheu për rishqyrtim ligjin për “Pronat Shtetërore” ku në thelb kishte përcaktimin e vijës bregdetare shqiptare si pronë shtetërore të patjetërsueshme.

Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës, Ketrin Treska, argumentoi se përse presidenti kishte gjykuar si të drejtë kthimin e ligjit për rishqyrtim ku një ndër çështjet kryesore ishte edhe mungesa e një harte se ku shtrihet vija bregdetare e cila tashmë mund të quhet pronë shtetërore.

“Askush nuk mundet të përcaktoj të kaptën ligjërisht nëse një pasuri pronë private e ndodhur në afërsi të bregdetit dhe e përfituar në një nga mënyrat e ligjshme të përfitimit të pronësisë, ndodhet ose jo nën regjimin e përcaktuar si pronë publike e patjetërsueshme pjesë e vijës bregdetare.

Relatorja socialiste, Klotilda Busha, ishte e prerë në argumentet e saj se ky ligj është në harmoni me legjislacionin shqiptar dhe se shqetësimin e presidentit do ta marrë në shqyrtim Edi Rama:

“Këshilli i Ministrave pas miratimit paraprak në Këshillin Kombëtar të Ujit, me propozimin e Kryeministrit, përcakton zonat, distancat dhe gjerësitë e brigjeve të burimeve ujore. E pra ne e kemi një përkufizim se çfarë nënkuptohet breg i detit”, tha ai.

Përplasjet juridike në komisionin e ligjeve nuk prodhuan asnjë surprizë, edhe ky dekret i presidentit u cilësua nga ana e socialistëve si i pa vend duke e rrëzuar atë.

Me këtë votim, Këshilli i Ministrave do të duhet të miratojë një hartë ku të shënojë se cila është vija bregdetare shqiptare nga ku do të jetë pronë shtetërore e patjetërsueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026