Mbi 600 masakra në vit në SHBA, 40 mijë persona të vdekur nga armët në 2022

27 Nëntor 2022 | 12:59

Për të tretin vit rresht, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar mbi 600 raste të vrasjeve në masë.

Lajmin e ka bërë të ditur organizata jofitimprurëse “Gun Violence Archive”, sipas të cilës bëhet fjalë për episode ku në secilin prej tyre kanë vdekur 4 ose më shumë persona, përfshirë agresorin.

Viti rekord për masakrat në Shtetet e Bashkuara mbetet 2021-shi, me 690 raste, i ndjekur nga 2020-a me 610 dhe 2019-a me 417 vrasje.

Sa i takon 2022-shit, që nga fillimi i tij, tragjeditë si pasojë e lirisë së armëmbajtjes kanë qenë 609. Rasti më i fundit është ai i së mërkurës së kaluar, kur nga të shtënat në një supermarket në Virxhinia humbën jetën 10 persona.

Vetëm tre ditë përpara ngjarjes, 5 vetë ishin vrarë dhe 17 të tjerë kishin mbetur të plagosur në një sulm në një klub nate në Kolorado.

Në tërësi, të vdekurit si pasojë e dhunës së armëve në Shtetet e Bashkuara në 2022-shin kanë qenë rreth 39 mijë e 900 persona, prej të cilëve 18 mijë kanë qenë vrasje dhe rreth 21 mijë e 500 vetëvrasje.

Pas çdo masakre, presidenti Joe Biden ka reaguar duke premtuar masa për frenimin e kësaj epidemie dhune, por deri tani nuk është ndërmarrë asgjë konkrete. Vetë kreu i shtetit duket i pafuqishëm për të vepruar përballë lobit të armëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026