Gegaj: Në mbledhjen e Kuvendeve duheshin edhe shqiptarë nga trevat
Nikoll Gegaj, ish-kryetar i bashkisë së Tuzit në Mal të Zi thotë se ky është viti i parë kur për shqiptarët në Mal të Zi është institucionalizuar festa e 28 Nëntorit, në përdorimin e simboleve kombëtare dhe me flamurit shqiptar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gegaj u shpreh se në këto kushte, në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të kishte edhe shqiptarë të trevave, Mali i Zi, RMV e Presheva.
“Pavarësisht se bashkia e Tuzit dhe vise të tjera në Mal të Zi prej ditësh janë ngjyrosur me flamujt kuqezi, gjatë këtij viti është insitucionalizuar festa e 28 Nëntorit për shqiptarët në Mal të zi, pra me flamur dhe himn. Mali i zi gjendet në një krizë shumë të madhe politike dhe institucionale. Pavarësisht situatës, ne në Mal të Zi e festojmë Ditën e Flamurit. Kjo është kryefesta më përbashkuese e shqiptarëve, dita kur Skënderbeu dhe Ismail Qemali ndërtuan urën 500-vjeçare që nxori shqiptarët nga errësira. Shqiptarët me ngritjen e flamurit u kthyen në familjen evropiane”, tha Gegaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet