Video/ Roma, vendpritja e shqiptarëve që investuan ëndrrat e tyre

28 Nëntor 2022 | 18:54

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, ndërsa Downtown do t’ju çojë në zemër të saj.

Gazetarja Ilnisa Agolli në rrugëtimin e saj të radhës do të na njohë me anën tjetër të kryeqytetit italian, më i madhi dhe më i populluari i shtetit fqinj përtej detit.

Në dokumentarin e saj, do të njohim jo vetëm Romën si kryeqytet të Mbretërisë Romake apo Republikës Romake dhe Perandorisë Romake, por edhe vendpritjen e mijëra shqiptarëve që investuan ëndrrat e tyre aty.

Magjia e qytetit që konsiderohet si një nga vendlindjet e qytetërimit perëndimor, vjen i ndërthurur bukur përmes pamjesh, rrëfimesh dhe historish shqiptarësh që ja kanë dalë.

Shiheni videon e plotë të emisionit: Magjia e Romës dhe shqiptarët që përçojnë vlerat kombëtare | Downtown

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

VIDEO/ Mostari, qyteti më i bukur në Hercegovinë që po çmend turistët

Historia e këtij qyteti mban emrin edhe të urës më të famshme në Hercegovinën lindore, e cila në vitet 1992-1993 u shkatërrua nga një predhë...
20:44 | 19/04/2023

Kryebashkiaku i Selanikut: Gjyshja e nënës time është greke, por ka lindur në Korçë

Emisioni “Downtown” nga Ilnisa Agolli, në Euronews Albania, pasqyroi në emisionin kësaj të diele një nga qytetet më të rëndësishme në Greqi, për sa i...
12:37 | 12/04/2023

Shqipet e Brukselit, kuqezinjtë në zemër të Europës, diaspora më aktive

Brukseli është një ndër vendet ku kryqëzohen më së shumti rrugët e shqiptarëve. Dhe kjo jo vetëm në aspektin social, por edhe atë politik, ku...
20:05 | 22/11/2022