Video/ Me flamuj sipër makinave, shqiptarët në Londër bllokojnë urën në Westminster

28 Nëntor 2022 | 22:40

E hëna shënoi 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditë e cila u festua jo vetëm në Shqipëri e Kosovë por edhe në jashtë saj si në Londër dhe në SHBA.

Në redaksinë e Euronews Albania, kanë mbërritur video ku shihet se shqiptarët duke festuar festën e flamurit kanë bllokuar rrugët e Anglisë dhe urën në Westminster.

Ashtu siç tregohet në pamje, shqiptarët që janë në Londër, të veshur kuq e zi, me flamur në duar dhe sipër makinave kanë dalë rrugëve të qytetit dhe kanë përkujtuar më së miri ditën e shpalljes së Pavarësisë.

Një situatë e tillë ka ndodhur dhe në SHBA, ku shqiptarët duke valëvitur flamujt kanë ‘pushtuar’ rrugët e Amerikës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026