‘Kanë dështuar politikat e emigracionit’, emigranti shqiptar: Do protestojmë sërish

29 Nëntor 2022 | 18:51

Emigranti shqiptar që jeton në Angli Enkeleid Omi, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se ditën e djeshme përveç festës që u organizua në Londër, pati dhe protestë kundër Ministrisë së Brendshme atje.

Ndër të tjera ai theksoi se ditën e djeshme qindra shqiptarë u mblodhën për të festuar festën e flamurit.

“28 nëntori ka disa vite që organizohet nga një grup të rinjsh në Londër. Festës i është bashkuar dhe organizimi i një tubimi kundër Ministrisë së Brendshme të Anglisë, veçanërisht kundër sekretares. Nuk dimë se si ta quajmë, protestë apo festë.

Qëllimi i parë ka qenë festimi i 28 nëntorit, pavarësisht  se këtë vit është organizuar dhe protestë brenda manifestimit. Ka qenë festë dhe protestë. Dje dhe vazhdimi i protestës që është bërë me 12 nëntor. Dje ishte një numër i madh shqiptarësh tek syri i Londrës.

Jemi bashkuar me grupimin që ka disa vjet që organizojnë festën për 28 nëntorin”- tha ndër të tjera ai.

Në lidhje me ligjin e Britanisë për azilkërkuesit shqiptarë, ai theksoi se do bëjnë sërish protestë para Ministrisë së Brendshme së Britanisë.

“Të shtunën që vjen kemi  një takim. Do të bëjmë një protestë, jashtë ministrisë së brendshme. Të shohim kur fillojnë pushimet që të ketë sa më shumë njerëz. Kanë dështuar politikat e emigracionit në Britani. Është diçka e paimagjinueshme se si po luftohen emigrantët është e paimagjinueshme. Vetëm për shqiptarët kanë një perceptim negativ e jo për të tjerët.”- theksoi ai.

https://youtu.be/gOUPjM88TbU

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023