Mustafi tregon përse nuk lejohet flamuri shqiptar në Serbi

29 Nëntor 2022 | 19:19

Ragmi Mustafi, kryetar i këshillit kombëtar shqiptar në Serbi, është shprehur se në Preshevë e kanë të ndaluar me ligj që të valvisin apo të vendosin nëpër shtëpi flamurin kombëtar.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se pavarësisht ndalesave të bëra nga Serbia, shqiptarët në Preshevë nuk kanë hequr dorë nga identiteti i tyre

“Pavarësisht ndalesës ligjore të Serbisë për mospërdorimin zyrtar të flamurit kombëtar, pavarësisht gjobave dhe procedurave të Prokurorisë dhe të Policisë apo dënimeve, shqiptarët e Luginës së Preshevës asnjëherë nuk janë zmbrapsur nga identiteti i tyre. Fillimisht kemi vendosur flamujt kombëtar për të treguar se shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk heqin dorë nga identiteti i tyre. Ka një ndalesë ligjore në Preshevë që nuk lejohet të valvitet flamuri shqiptar në Preshevë, kjo është për shkak të një përplasje brenda legjislaturës së Brendshme të Serbisë, përderisa me Kushtetutën e Serbisë, lejohet që komunitetet të kenë simbolet e tyre.

Më tej ai theksoi se pakicat e tjera nuk kanë pasur probleme lidhur me përdorimin e simboleve.

“Deri më sot asnjë pakicë nuk ka pasur problem përsa i përket përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar. Nuk i takon askujt që të përcaktojë veçoritë e një komuniteti”- përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023