‘Kanë dështuar politikat e emigracionit’, emigranti shqiptar: Do protestojmë sërish
Emigranti shqiptar që jeton në Angli Enkeleid Omi, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se ditën e djeshme përveç festës që u organizua në Londër, pati dhe protestë kundër Ministrisë së Brendshme atje.
Ndër të tjera ai theksoi se ditën e djeshme qindra shqiptarë u mblodhën për të festuar festën e flamurit.
“28 nëntori ka disa vite që organizohet nga një grup të rinjsh në Londër. Festës i është bashkuar dhe organizimi i një tubimi kundër Ministrisë së Brendshme të Anglisë, veçanërisht kundër sekretares. Nuk dimë se si ta quajmë, protestë apo festë.
Qëllimi i parë ka qenë festimi i 28 nëntorit, pavarësisht se këtë vit është organizuar dhe protestë brenda manifestimit. Ka qenë festë dhe protestë. Dje dhe vazhdimi i protestës që është bërë me 12 nëntor. Dje ishte një numër i madh shqiptarësh tek syri i Londrës.
Jemi bashkuar me grupimin që ka disa vjet që organizojnë festën për 28 nëntorin”- tha ndër të tjera ai.
Në lidhje me ligjin e Britanisë për azilkërkuesit shqiptarë, ai theksoi se do bëjnë sërish protestë para Ministrisë së Brendshme së Britanisë.
“Të shtunën që vjen kemi një takim. Do të bëjmë një protestë, jashtë ministrisë së brendshme. Të shohim kur fillojnë pushimet që të ketë sa më shumë njerëz. Kanë dështuar politikat e emigracionit në Britani. Është diçka e paimagjinueshme se si po luftohen emigrantët është e paimagjinueshme. Vetëm për shqiptarët kanë një perceptim negativ e jo për të tjerët.”- theksoi ai.
https://youtu.be/gOUPjM88TbU
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës