Pasojat e rindërtimit, prindërit: Pas shembjes së shkollës fëmijët s’kanë nisur ende mësimin

22 Shtator 2020 | 15:11

Të ulur në trotuar, këta fëmijë ndonëse duhet të ishin në shkollë po vështrojnë nga ana tjetër e rrugës fadromat të cilat po shembin pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në Valias, nisi prishja e 12 pallateve mes tyre edhe shkolla 9- vjeçare “Niko Hoxha”. Banorët të shqetësuar thonë se me prishjen e shkollës nga tërmeti, e kanë të pamundur t’i dërgojnë fëmijët në shkollat e tjera, pasi ajo më e afërmja është rreth 40 minuta larg. Ndaj ky vit mësimor për ta ende nuk ka nisur.

“Shkolla është larg atje, fugoni do 15 mijë lek, plus që njëri e ka paradite, njëri e ka pasdite vijnë në 7 të darkës. Ne nuk i kemi mundësitë t’i çojmë atje, që këtu mban gati 40 minuta shkollë. Ja ku kam këtë nipin tim, ky është me 10-ta, janë djegur këta janë gjynah”, shprehet Fiqiri Hoxha

“Jemi komuniteti rom, se unë mbledh kanace e gjëra edhe nuk kam ku e le fëmijën. Në kopësht nuk e kam çuar edhe e mbaj në shtëpi. Nuk kam ku t’i gjej lekët për transport se jetoj vetëm më kanace”, thotë Ilir Jazaj.

Ndërsa shohin gërmadhat e rrënuara të shtëpive ku jetuan para tërmetit, banorët ndjenjë nostalgji.

“Nuk është e lehtë që të dalësh nga shtëpia, detyrimisht keqardhje ka. Por duke parë projektin për mua është një dhuratë e jashtëzakonshme”, shprehet një banor.

“Ne ndjejmë keqardhje, por duke parë rezultatin e banorëve të Thumanës atyre të pallateve të Thumanës, që qeveria nuk mori masa dhe gjetën vdekjen, kështu do e pësonim edhe ne. Prandaj ne ndjejmë një gëzim që do kthehemi prap në këto banesa në këtë vend”, thotë një tjetër.

Një pjesë e banorëve tregojnë se e kanë përftuar bonusin e qiranë, ndërsa të tjerë janë të pakënaqur. Rreth 200 familjet e Valiasit ashtu si qindra zona të tjera në Tiranë, Durrës dhe Thumanë presin që projektet e rindërtimit të nisin sa më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026