Abazoviç: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit nuk e pengojnë njëri-tjetrin

30 Nëntor 2022 | 10:41

Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë dy iniciativa që nuk pengojnë njëra-tjetrën, por gjithashtu veprojnë si “konkurrencë e shëndoshë”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, teksa bëri thirrje për bashkëpunim rajonal.

“Unë personalisht mbështes të gjitha format e bashkëpunimit rajonal, çdo gjë që kontribuon në një bashkëpunim më të madh, që jemi bashkë dhe jo në armiqësi, qoftë procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur. Kur bëhet fjalë për Procesin e Berlinit, situata është paksa e përmbysur, Ballkani i Hapur i dha vrull Procesit të Berlinit – bëhet fjalë për konkurrencë të shëndetshme”, theksoi Abazoviç për portalin Sarajevës Klix.

Kreu i qeverisë së Malit të Zi theksoi se po kërkohet “stabilitet politik” në Mal të Zi.

“Mali i Zi duhet të dalë nga kriza kushtetuese. Mali i Zi në vitet e fundit ka shënuar rezultate që nuk i ka shënuar në histori. PBB ka kaluar pesë miliardë për herë të parë në histori. Pagat në administratën publike janë rritur. Kemi 850 milionë investime të huaja direkte; presim që deri në fund të vitit ky numër të jetë mbi një miliard. Duhet të arrijmë marrëveshje, nuk ka më monopole. Apeli im është që subjektet politike të arrijnë marrëveshje sa më shpejt”, tha Abazoviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026