Maqedonia e Veriut mund të ndryshojë ligjin për dy-gjuhësinë
Ligji për dy-gjuhësinë në Maqedoninë e Veriut pasi është votuar dhe nisur të zbatohet nëpër institucionet e shtetit ka filluar të krijojë ndasi mes partive shqiptare dhe maqedonase në pushtet.
Për shkak se komisioni i Venecias ka kërkuar rishikim të ligjit, sidomos në procedurat gjyqësore, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se do të respektohen rekomandimet e Komisionit.
“Punë të mira kanë ndodhur në dy vitet e fundit me të cilën populli ynë, të gjitha bashkësitë etnike, grupe të ndryshme religjioze dhe kuptohet trashëgimi të ndryshme kulturore dhe të ngjashme, arritën të bashkohet në konceptin “Një shoqëri për të gjithë”. Prej të gjithë atyre punëve ky Ligj ka qenë një nga ato që na bashkoi” – është shprehur kryeministri Zoran Zaev.
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se ato rekomandime nuk janë të domosdoshme dhe se çdo shtet është i lirë të rregullojë vetë çështjet e brendshme.
Zëvendës kryeministri Bujar Osmani kujtoi se rishikimi i dygjuhësisë nuk duhet të bëhet në mënyrë të njëanshme pasi do të shkaktonte trazira etnike.
“Veprimet e njëanshme jashtë principeve të marrëveshjes së Ohrit që nënkupton inkluzivitetin dhe vendimmarrjen e dyfishtë, nënkuptojnë prishje raportit maqedonase-shqiptare në vend,” tha Osmani.
Komisioni i Venecias konstatoi se gjuha shqipe për momentin nuk mund të zbatohet në gjyqësor. Rekomandohet edhe pezullimi i përdorimit të shqipes në institucione ose kufizimi i saj vetëm në komunikime zyrtare me shkrim.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura