Rexhep Selimi flet në ‘Balkan Talks’ për daljen e Serbisë në Adriatik dhe ndarjen e Ujmanit

22 Shtator 2020 | 19:42

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në emisionin “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro foli rreth realitetit politik në Kosovë dhe këndvështrimit të forcës politike ku ai bën pjesë.

Pyetur për etiketimin që do i bënte marrëveshjes së Uashingtonit, z. Selimi sqaroi se kjo nuk mund të quhet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sepse po të kishte marrëveshje ajo do të ishte në kurriz të interesit të Kosovës.

Kryetari i grupit të VV-së përmendi pikat kryesore të përfshira, asnjëra prej të cilave nuk ishte në favor të Kosovës, ndër to liqenin e Ujmanit, kufirin mes Kosovës dhe Serbisë apo minishengenin ballkanik.

“Kush jemi ne t’i lejojmë daljen në Adriatik Serbisë me autostradë apo hekurudhë”,- u shpreh ai.

Më tej Selimi komentoi se ishte dakord që pa ndërhyrjen e SHBA-së paqja mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte e pamundur por sidoqoftë nuk mund ta konsideronte këtë një marrëveshje të mirëfilltë edhe pse u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne nuk do të duhej që me humbjen e sovranitetit të paguanim paqen”,- theksoi ai.

Pyetur nga gazetari Franko Egro se ku qëndron humbja e sovranitetit të shtetit të Kosovës për aq kohë sa po t’i referohemi Ujmanit konkretisht, kufijtë nuk janë prekur dhe madje Amerika do të investojë në një plan fizibiliteti se si mund të shfrytëzohet më mirë si hapësirë, Rexhep Selimi doli kundër kësaj teorie.

Sipas tij nuk mund t’i referohej në këtë mënyrë një hapësire artificiale e cila që prej krijimit të saj në 1972 ka qenë një aset i krahinës autonome të Kosovës dhe nuk mund të ndahet.

Ai foli edhe për një tjetër pikë që cenon sovranitetin e Kosovës, konkretisht kufijtë.

Z. Selimi tha se është një gabim i z. Hoti  nënshkrimi i marrëveshjes kur marrim parasysh që Kosova që prej nënshkrimit të asaj marrëveshje ka tre lloje kufijsh.

“Ai ka vënë nënshkrimin në një formalizim ku nuk i referohet më (Kosovës) si pikë kufitare por si pikë e përbashkët e kalimit”,-tha Selimi për Hotin.

Ndërkaq ai sqaroi se kundërshtimi që po i bën VV Shteteve të Bashkuara është një mënyrë e mirë për të forcuar miqësinë mes dy vendeve sepse fundja nuk do të ishte normale nëse mes dy palëve që gëzojnë respekt nuk do të kishte fare kundërshti.

Rexhep Selimi nënvizoi se për Grenell kanë jo vetëm kundërshti por edhe vërejtje ama sërish sipas tij kjo nuk mund të jetë veçse një mënyrë për të forcuar miqësinë mes Kosovës dhe Amerikës.

 “Miqtë e Amerikës janë kështu, kanë kurajë dhe kanë konsistencë në qëndrimet e veta”,- tha ai.

Selimi foli gjithashtu edhe për njohjen nga Izraeli të cilën e konsideronte të pritshme duke vënë në dukje se njohjet më të rëndësishme siç është ajo nga SHBA e kanë arritur.

“Ne nuk do të duhet kurrë ta vlerësonim njohjen e Izraelit më shumë se njohjen nga aleatja jonë e përbashkët, pra e Izraelit dhe e jona, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,- duke theksuar edhe njëherë se të gjitha njohjet janë të rëndësishme njësoj si dhe njohja nga Serbia, e cila nuk mund të cilësohet si vendimtare për pavarësinë e Kosovës.

Sa i përket deklaratës së Grenell se Albin Kurti është anti-amerikan z. Rexhepi nuk e konsideroi këtë togfjalësh aspak të fuqishëm sa për të ndikuar në jetën politike të Kosovës apo në marrëdhënien që ka me SHBA. Sipas tij kjo deklaratë e Grenell ka dalë “huq” sepse as Albin Kurti e as Kosova nuk janë anti-amerikan përkundrazi Kosova mund të cilësohet një nga vendet më pro amerikane të mundshme.

“Vetëvendosjen ne nuk e kemi shpikur, e kemi mësuar. Respektimin e demokracisë, respektimin e vetvetes e kemi mësuar nga ata që kanë përvojë e më së shumti e kemi mësuar edhe nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,- tha z. Selimi.

Pyetur se përse Lëvizja Vetëvendosje nuk është pjesë e delegacionit që shkon për të kryer bisedimet, ai dha dy këndvështrime lidhur me këtë çështje.

“Ne nuk duhet të jemi mirë me Amerikën e të kundërshtojmë Bashkimin Europian apo anasjelltas”,- tha ai fillimisht ndërkohë që nuk la pa përmendur se LVV nuk mund të shkojë diku pa ditur se ku a pse, pa plotësuar ato parakushte që do duhej t’i kishte një delegacion shtetëror.

Rexhep Selimi u shpreh i shqetësuar nga teprimet që janë bërë duke etiketuar Vetëvendosjen me terma që duan ta njollosin këtë organizatë politike, e cila sipas tij nuk po bën tjetër veçse po lufton për të drejtën e qytetarëve për të vetëvendosur.

Së fundmi ai shtoi se bashkimi i shqiptarëve nuk është rrezik për fqinjët e si rrjedhojë ky bashkim do të sjellë një stabilitet të forcave në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026