Kush është Sokol Halili që ekzekutoi gruan shtatzënë (PROFIL)

1 Dhjetor 2022 | 11:13

Gazetari Kosovë Gjoci ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë, mbrëmjen e djeshme nga ish-bashkëshorti.

Ai tha se familjarët kanë treguar se çifti kishte pasur probleme kohët e fundit.

Ndër të tjera shtoi se gjatë muajit gusht, 31-vjeçari Sokol Halili kishte kërcënuar me armë ish-bashkëshorten Hamide Magashi dhe për këtë ishte lajmëruar dhe policia.

Çifti që kishte 4 vite diferencë me njëri-tjetrin ishin nga komuna e Lipjanit.

Sakaq, sipas burimeve të gazetarit Halili, armën me të cilën ka qëlluar të renë e kishte pa leje, ndërkohë kjo e fundit ishte me urdhër mbrojtje nga policia.

I riu u fut i armatosur në ambientet e maternitetit të Prishtinës dhe qëlloi më 3 plumba gruan shtatzënë. Ai e qëlloi gruan e tij me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup.

Gruaja pritej që të sillte në jetë sot fëmijën e saj dhe ndodhej e shtruar në spital prej më shumë se një jave.

Autori dyshohet se është larguar drejt Gjermanisë pasi kreu krimin e rëndë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026