E qëlloi në kokë një ditë para se të lindte, detaje nga vrasja e gruas në Prishtinë
1 Dhjetor 2022 |
10:53
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë mbrëmë në Prishtinë, ku 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje nga ish-burri i saj Sokol Halili.
Gazetari Kosovë Gjoci raporton nga Prishtina se i riu u fut i armatosur në ambientet e maternitetit të Prishtinës dhe qëlloi më 3 plumba gruan shtatzënë.
Ai e qëlloi gruan e tij me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup.
Gruaja pritej që të sillte në jetë sot fëmijën e saj dhe ndodhej e shtruar në spital prej më shumë se një jave.
Mësohet se çifti ishte në proces divorci dhe gruaja kishte nisur procedurat 4 muaj më parë.
Për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj, gruaja kishte marrë urdhër-mbrojtjeje.
Autori dyshohet se është larguar drejt Gjermanisë pasi kreu krimin e rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia