6 dhjetori, Rama: Liderët evropianë e shohin Shqipërinë si faktor kyç në rajon  

1 Dhjetor 2022 | 13:29

Kryeministri Edi Rama ka komentuar datën 6 dhjetor ku do të mbahet Samiti BE-Ballkan Perëndimor, ndërkohë nga ana tjetër opozita do të mbajë protestë.

Rama në fjalën e tij tha se kurrë më parë nuk ka ndodhur që në Shqipëri të zbresë i gjithë kontinenti, ndërsa shtoi se liderët evropianë vijnë në shenjë respekti për Shqipërinë.

“Këtu nuk ka palë që tërhiqen apo nuk tërhiqen. Nuk ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të zbresë i gjithë kontinenti në shprehje të qartë respekti për Shqipërinë dhe në mbështetje të asaj që e sheh Shqipërinë si një faktor kyç në rajon dhe për shkak të rajonit në funksion të Evropës. Këto pastaj historitë e 1912, janë gjëra që nuk i shmangim dot, por nga ana tjetër nuk mund ta marrim dot peng as Shqipërinë dhe as më pak  një samit të këtyre përmasave. Nuk është një vendim i qeverisë, por hyn në fushë siguria e samitit  dhe garantimi i të gjithë masave të kërkuara të sigurisë. “- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026