Rama: Nga nesër do të ndahet bonusi për pensionistët

1 Dhjetor 2022 | 13:12

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se nga nesër do të ndahet bonusi për pensionistët.

Rama nënvizoi se bonusi do të jetë 5 mijë lekë për 695 mijë pensionistët në mbarë vendin.

Paketa e gjitha do të jetë 4.3 mld lekë.

“Nga nesër do të ndahet bonusi për pensionistët. Për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët por edhe për 66 mijë të tjerë të kategorisë pensionistë që kanë kategori invaliditeti, do të akordojmë plus 6 mijë lekë te reja, që shkojnë në 110 mijë lekë të reja për këta pensionistë si kompensim.  Do të mbështesim edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike si dhe për kategorinë e tetraplegjikëve dhe paraplegjikëve. Në total është një paketë prej 4.3 mld lekë të reja, rreth 40 mln dollarë. Kemi marrë vendimin nga janari për aplikimin e një tjetër mase për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur, të cilat qeveria do u paguajë të gjitha sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sikur të ishin në punë”, u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026