Florian Haçkaj tregon arsyet: Pse më hoqën pasaportën shqiptare
Florian Haçkaj, nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë deklaroi se ministria e Brendshme, i ka hequr pasaportën shqiptare dhe është çregjistruar si banues në Tiranë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Haçkaj u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak se ai dhe pjesëtarët lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë, kanë paditur shtetin shqiptar në Gjykatën Kushtetuese, për mos realizimin e votës së emigrantëve.
“Tentakulat e sistemit, për të na sulmuar, për të na intimiduar vijnë edhe te ne, sado që jetojmë jashtë. Kemi ngritur një padi në Gjykatën Kushtetuese ndaj shtetit shqiptar për mosrealizmin e votës së Diasporës. Donim të sillnim një risi me këtë.
Kërkesat për ta delegjitimuar këtë kërkesë ishin aq të ulëta nga Kuvendi shqiptar, sa shkuan deri aty, sa sot, ministria e Brendshme, para 3 javësh mua më ka çregjistruar nga Tirana si shtetas i Shqipërisë, si banues i zonës sime dhe më ka hequr pasaportën. Ky është një lloj presioni. Sistemi është i tillë, kemi të bëjmë me një regjim që të sulmon”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës