Balla flet për takimin prej 7 orësh me komandatët e UÇK: Mbi ta s’rëndon asnjë akuzë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur nga Brukseli për takimin prej 7 orësh në dhomat e paraburgimit në Hagë ku takoi ish-komandantët e UÇK.
Në një intervistë me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ai tha se të gjithë partnerët e UÇK, SHBA, vendet e NATO-s që mbështetën dhe ndërhynë ushtarakisht në Kosovë janë në krahun e UÇK.
“Kam patur mundësinë të diskutojmë me zotin Veseli e Thaçi, sepse takimet ishin me secilin prej tyre, për shumë çështje. Thelbi është fakti që mbi ta nuk rëndon asnjë akuzë të rolit personal të secilit. Është një aktakuzë mbi komandën drejtuese të UÇK, bëhet fjalë për një sulm, baltë që hidhet.
Komandantët kanë folur me aktin dhe veprën e tyre gjatë luftës. Edhe nesë do ktheheshin pas do bënin të njëjtat veprime sepse nuk kanë bërë asnjë gabim te vëtëm, asnjë akt të paligjshëm”, tha Balla teksa shtoi se do vazhdojnë përpjekjet për rishikimin e rezoltutës për t’i cilësuar të pabazuara të gjitha pretendimet.
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West