Rastet e prostatës në rritje, mjeku: Simptomat e sëmundjes më agresive pas COVID-it
Kanceri i prostatës është shkaktari i dytë i vdekjeve te meshkujt, pas atij të mushkërive.
Mjeku urolog, Bilbil Hoxha tregon se cilat janë simptomat të cilat nuk duhen neglizhuar.
“Vështirësi në aktin e urinimit, urinime të shpeshta sidomos natën dhe sigurisht me ndryshimin e stadeve të kësaj sëmundje fillojnë edhe shqetësime kryesisht dhimbje të mesit, pasi dihet që kanceri i prostatës në organin e parë më të ndjeshëm për ta kapur janë kockat”, tha ai.
Mosha më e riskuar është ajo mbi 50 vjeç. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm janë vendimtarë në shpëtimin e jetës.
“Meshkujt që mbushin moshën 50 vjeç së pari duhet të bëjnë kontrolle. Së dyti në momentin që bëjnë kontrolle kryesisht tek mjeku i familjes dhe më pas sipas klinikës referohen tek mjekut e specialitetit që jemi ne urologët dhe ne i referojmë për një analizë të thjeshtë që është PSA. Një analizë gjaku që na jep informacion me sëmundjet e prostatës”, theksoi mjeku.
Pandemia COVID-19 rriti rastet me stade të avancuara të të prekurve me kancer.
“Ajo që shohim në punën tonë të përditeshme është që simptomatologjia apo klinika e të gjitha sëmundjeve është përkeqësuar post COVID-it. Na vijnë raste goxha më agresive në klinikë sesa më përpara”, u shpreh Hoxha.
Mjeku urolog këshillon kontrolle të vazhdueshme të qytetarëve dhe mbështetje financiare nga Ministria e Shëndetësisë.
“Apeli është kontrolle periodike vjetore tek mjeku i familjes dhe sigurish edhe një apel për strukturat që ofrojnë mbështetje financiare në të mirë të shëndetit të popullatës”, deklaroi ai.
Disa studime tregojnë se mund të ketë një lidhje midis stilit të jetesës, dietës apo obezitetit dhe shtimit të rasteve me kancer të prostatës. Por mosha, historia familjare mbeten faktorët kryesorë të rrezikut.
LEXONI GJITHASHTU
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor