Listat e kandidatëve për deputetë, PD heq Flamur Nokën nga Kukësi
Publikimi i listës paraprake të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish-deputeti i Kukësit, Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark në zgjedhjet e 25 prillit.
Burime pranë PD bëjnë të ditur për Euronews Albania se ish-deputeti Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës. Të njëjtat burime thonë se, emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Demokratike kandidimi i ish-ministrit të Brendshëm është parë si më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës.
Nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë janë përjashtuar të gjithë anëtarët e Kryesisë së PD-së pasi do të jetë ky organ që do të marrë vendimin final për listën e kandidatëve.
Sot, PD ka publikuar një listë me emrat e kandidatëve paraprakë për të cilët do të merret mendim nga anëtarësia e PD në Kukës.
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët i nënshtrohen vlerësimit nga Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve.
Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
Lexoni gjithashtu:
Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë, PD zbulon listën e Qarkut Kukës
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania