Më pak se 10 % e shqiptarëve e vlerësojnë si efektive vendosjen e fashës 800 kw
Shumica e shqiptarëve mendojnë që vendimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë, vetëm për konsumatorët familjarë që tejkalojnë fashën me 800 KW, nuk është aspak efektiv.
Gjetjet e Barometrit tregojnë që 37 % e shqiptarëve mendojnë se ky vendim nuk është aspak efektiv, 19 % mendojnë që është disi efektiv, 18.2 % e tyre janë neutral me përgjigjet e tyre dhe 8.7 % mendojnë që ky vendim është shumë efektiv.
Duke marrë parasysh nivelin e ekonomisë së Shqipërisë, qytetarët janë pyetur nga Barometri nëse vendimi për mbrojtjen e shqiptarëve nga kriza energjetike është brenda mundësive të qeverisë.
53.1 % e tyre mendojnë që qeveria ka bërë më pak se mundësitë që ka, 31 % mendojnë që qeveria aq ka mundësi dhe 10.4 % e tyre mendojnë që qeveria ka bërë më shumë se mundësitë që disponon.
Megjithatë, shqiptarët nuk kanë besim as tek opozita, se kjo e fundit do e zgjidhte më mirë krizën energjetike.
Sipas sondazhit të Barometrit, 29.4% e qytetarëve mendojnë që as opozita, nuk do të ishte efektive sa i përket masave që do të merrte për të mbrojtur familjarët nga rritja e çmimit të energjisë. 21.7% e tyre mendojnë që do ishin pak efektive, 19.6 % mendojnë që do ishin disi efektive, ndërsa 20.1 % nuk e dinë se sa efektive do të ishin.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

