Çfarë besojnë shqiptarët nga ato që janë thënë për krizën energjetike?
Barometri i ka drejtuar disa pyetje qytetarëve sa i përket deklaratave të ndryshme që janë thënë nga aktorët politikë, që prej nisjes së krizës energjetike.
Për deklaratën “Kriza energjitike në Shqipëri ka ardhur si pasojë e Luftës në Ukrainë”, 30.1 % e shqiptarëve janë dakord, 15.8 % janë plotësisht dakord, ndërsa 22.2% nuk janë dakord më këtë thënie, 21 % e tyre nuk janë aspak dakord.
Vetëm 9.9 % e qytetarëve janë neutral dhe nuk japin opinion në lidhje me këtë deklaratë.
Sa i përket deklaratës “Prodhimi i energjisë elektrike në vend mjafton për të plotësuar konsumin”, 41.3 % e shqiptarëve janë dakord me të, 28.2 % janë plotësisht dakord, ndërsa vetëm 10 % e tyre nuk janë dakord me të.
59.2 % e shqiptarëve janë dakord me deklaratën se “Çmimi i energjisë që paguajnë shqiptarët edhe pa rritje është i lartë”, 25.9 % janë plotësisht dakord ndërsa vetëm 3.4 % e tyre nuk janë dakord me këtë deklaratë.
37.8% e qytetarëve nuk janë aspak dakord me thënien se “Çmimi i energjisë që paguajnë aktualisht shqiptarët nuk ka ndryshuar sepse një pjesë e çmimit real mbulohet nga Shteti”, ndërsa 13.6 % e tyre janë neutral në përgjigjën që kanë dhënë për Barometrin.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë


