46.7 % e shqiptarëve s’kursejnë dot energji, Dimitris Mavros: Shifër e lartë
Presidenti i MRB, Dimitris Mavros deklaroi se 46.7% është një shifër e lartë, duke iu referuar sondazhit të “Barometrit” në Euronews Albania, ku kjo përqindje e qytetarëve shqiptarë kishin deklaruar se nuk mund të kursejë energji.
Mavros u shpreh se në Shqipëri, filtri sa i përket masave është i lidhur me konsumin e energjisë, është përqëndruar te fasha 800 kw.
“Mendoj se 46.7% që thonë nuk mund të kursejë për konsumin e energjisë është i lartë, mendoj se të gjithë njerëzit duhet të thonë se të paktën do të përgjigjen. Përqindja e grafikut tjetër që thonë 10 apo 5% që mund të kursejnë, është diçka logjike, është diçka që ndodh në të gjithë planetin.
Në Shqipëri, filtri sa i përket masave është i lidhur me konsumin e energjisë, te një fashë 800kw, ndërsa në vende të tjera ka rritje të faturës, por ajo që bëjnë qeveritë, është se i kthejnë paratë qytetarëve që i përket klasës së mesme të ulët, ka një qasje tjetër”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West