10 kg kanabis brenda ‘Audi-t’, arrestohen 3 persona, 5 të tjerë në kërkim
Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Aksi”, ku janë sekuestruar 10 kg kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë.
Në prangat e policisë kanë rënë 3 persona, Ledio Gjonaj, 23 vjeç, B. F., 28 vjeçe dhe Grigor Papathanas 33 vjeç.
Gjatë aksionit, policia ndaloi automjetin tip “Audi”, me shofer Ledio Gjonaj dhe pasagjere B. F. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit u gjetën 10 kg kanabis, që këta shtetas po e transportonin nga Korça në drejtim të Elbasanit.
Në afërsi të këtij automjeti u kap dhe u ndalua edhe shtetasi G. P., i cili nga veprimet hetimore ka rezultuar bashkëpunëtor me 2 shtetasit e lartpërmendur.
Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së 33-vjeçarit u gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta