Legjenda e futbollit Pele në luftë me sëmundjen e rëndë, shtrohet në spital
Legjenda e futbollit brazilian Pele ndodhet në kujdesin intensiv në spital pasi po lufton me kancerin në zorrë.
Mediat e huaja raportojnë se 82-vjeçari, u shtrua në spital javën e kaluar.
Një përditësim të enjten tha se fituesi i trefishtë i Kupës së Botës ishte në një gjendje ‘stabile’ në spital me vajzën e tij Kely duke këmbëngulur se nuk kishte ‘asnjë arsye për alarm’.
Megjithatë, një raport nga Folha de Sao Paulo të shtunën, tha se Pele nuk po i përgjigjet më trajtimit me kimioterapi që i është nënshtruar që nga shtatori i kaluar për të trajtuar kancerin e zorrëve.
Pele – emri i plotë i të cilit është Edson Arantes do Nascimento – konsiderohet nga shumë njerëz si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.
Ai fitoi tre Kupa Botërore me Brazilin në 1958, 1962 dhe 1970 dhe shënoi 643 gola në 659 ndeshje zyrtare për klubin brazilian Santos. Ai shënoi 77 herë në 92 ndeshje për kombëtaren e vendit të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk