Gashi: FIFA të hetojë trajnerin serb, ofendoi shqiptarët gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër
Gazetari sportiv, Lorik Gashi thotë se FIFA duhet të hetojë dhe të dënojë trajnerin e kombëtares së Serbisë, pasi ky i fundit ofendoi shqiptarët gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gashi u shpreh se FIFA po tregohet me dy standarde, duke mos hetuar trajnerin serb, e nga ana tjetër duke filluar një hetim për Granit Xhakën, i cili pas ndeshjes veshi fanelën me mbiemrin Jashari, që i përkiste shokut të skuadrës, Ardon Jashari.
“Ka qenë reagimi i Granit Xhakës drejtuar kampit serb, pankinës serbe. Kanë qenë tensione gjatë ndeshjes. Kemi parë edhe trajnerin e Serbisë, i cili u deshifrua duke ofenduar të gjithë shqiptarët.
Padyshim që duhet një dënim, për këtë nuk ka një hetim nga FIFA, por ka hetim për fanelën që Xhaka ka vendosur ta veshë në fund të ndeshjes. Duken dy standarde nga ana e FIFA-s sa i përket futbollistëve shqiptarë dhe futbollistëve serbë, apo trajnerit serb”, theksoi ai.
Granit Xhaka ka reaguar pas fitores ndaj Serbisë me rezultatin 2-3, ku festoi me një fanelë me numrin 26 që lexonte “Jashari”.
Xhaka ka sqaruar se nuk kishte asgjë politike në veprimin e tij dje.
“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, deklaroi futbollisti.
LEXONI GJITHASHTU
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni