Ndërron jetë futbollisti i ri kosovar, pësoi atak kardiak në fushë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur nga Prizren pas një ndeshje futbolli për gjeneratat e reja mes A&N dhe Trepçës ’89.
Futbollisti 17-vjeçar i Trepçës ’89, Erion kajtazi ka ndërruar jetë në fushë të futbollit pasi ka pasur atak kardiak. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Prizrenit dhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
“Policia së bashku me prokurorin po hetojnë, është duke u hetuar si rast ‘hetim i vdekjes’. 16 vjaçari gjatë një ndeshje futbolli në Kurisht të Prizrenit ka rënë në fushë është thirr emergjenca, i njëjti me automjet të emergjencës është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit ku është konfirmuar dhe vdekja e tij. Ndërkaq me urdhër të prokurorit është dërguar trupi i tij i pajetë për obduksion”, ka thënë Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
17-vjeçari ka pësuar një atak kardiak dhe ka rënë pa ndjenja në fushë, por megjithë ndërhyrjen e mjekëve, ata nuk kanë mundur fatkeqësisht t’i shpëtojnë jetën.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh