Ben Andoni: Berisha po e përdor protestën për marketing

4 Dhjetor 2022 | 19:47

Analisti Ben Andoni është shprehur se kreu i PD-së Sali Berisha po e përdor protestën e 6 dhjetorit si marketing.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Berisha me datën që ka zgjedhur ka treguar zgjuarsi ndërsa ka theksuar se askush nuk do që të krijohen incidente.

“Nuk besoj se askush nuk preket nga protesta. Kjo datë është datë e mrekullueshme marketingu për Berishën, dhe është zgjuarsi prej tij që zgjodhi këtë datë. Nuk besoj se ka një lloj pritshmërie që të krijohen incidente, askush nuk do incidente, madje dhe nëse policia do të jetë përtej protokolli. Besoj se janë kanale që po diskutojnë opozita dhe mazhoranca për të realizuar dhe protestën dhe samitin”-tha Andoni.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia godet me raketa Ukrainën, ambasadori zbulon gjendjen e shqiptarëve në Kiev

Mëngjesin e sotëm, sulmet ruse në Ukrainë kanë goditur me raketa balistike kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo. Në një lidhje...
13:54 | 24/05/2026

Salianji për Euronews Albania, flet pas skualifikimit nga gara: Berisha vetë kandidat përjashtoi kanditatët, absurde

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka dhënë intervistën e tij të parë pas mos pranimit në garën për zgjedhjet për kreun e PD-së në Euronews...
15:04 | 02/05/2026

Temperatura të larta dhe thatësirë, meteorologia tregon si nis muaji maj

Në një lidhje live për Euronews Albania me Alba Xhani, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë, e cila theksoi se kjo...
11:33 | 02/05/2026