’’Mmic’’ sjell Baldwin në Tiranë, një histori e trilluar mbi të vërtetën

4 Dhjetor 2022 | 18:39

Aktorët Natalia Sanchez dhe Wiliam Baldwin kanë vizituar Shqipërinë si pjesë e kastit të filmit “My mother is a Cosmonaut“. Një histori e trilluar, me një zanafillë të vërtete nga regjisori Andi Deliana.

‘’My mother is a cosmonaut’’ është produksioni që sjell në Shqipëri aktorë si William Baldëin dhe Natalia Sanchez. Një histori që zë fill në Francën e viteve 80 që bën bashkë copëza të realitetit me pakëz trillim, nën vulën regjisoriale të Andi Delianës.

 “Filmi është në fakt një histori e trilluar, inspiruar nga copëza historish të vërteta. Kemi të bëjmë me historinë e një familje që ndahet pikërisht kur pritet që Europa të bashkohet.”– tha Andi Deliana, regjisor.

Një pjesë e mirë e skenave të filmit xhirohen në vendin tonë, duke sjellë me vete për herë të parë në Shqipëri aktorë si Baldwin.

‘’Kurrë nuk më është dhënë rasti të vizitoja më parë Ballkanin, dhe për rrjedhojë nuk kam punuar më parë këtu. Njerëzit mendoj do të vizitojnë Shqipërinë sepse arkitektura, arti, kultura, historia dhe ushqimi  këtu janë një potencial fantastik. Ndërsa sa i takon filmit, tek ai më  pëlqen balanca mes fiksionit dhe realitetit”- thekson aktori William Baldwin.

Mesa duket në intensitetin e xhirimeve, kasti është e pamundur të mos i bëjë përshtypje vendi nga vendi ku ndodhet.

 ‘’Mendoj se Shqipëria dhe gjithë Ballkani kanë shumë për t’i thënë botës, tani janë zgjuar dhe është fantastike të jesh pjesë e këtij procesi, është një dhuratë për mua ti jap zë këtyre njerëzve”.– shton Natalia Sanchez aktore

Filmi që pritet të jetë gati përpara mbarimit të vitit 2023, do të jetë gjithashtu i xhiruar në Francë, Maqedoni dhe SHBA.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026